Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak gjatë këtyre javëve pritet ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Ai dje ka mbledhur edhe ekipin e tij që do jetë i angazhuar në proces. Megjithatë, BE nuk ka datë të saktë për vizitën e Lajçakut në Kosovë e Serbi.
Bashkimi Evropian i ka “përvjelur” mëngët për ta filluar punën në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Para dy ditësh, emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak dha një sinjal të qartë se ka nisur angazhimin në terren për dialogun me Serbinë. Në Bruksel, ai zhvilloi një takim me ekipin që do të jetë i angazhuar në dialogun me Serbinë, shkruan lajmi.net.
Sidoqoftë, Bashkimi Evropian nuk ka datë të saktë, se kur parashihet që Lajçak ta vizitojë rajonin, ku pritet të ketë takime me liderët kryesorë të Kosovës e Serbisë.
Peter Stano, zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së, për lajmi.net ka qartësuar se detajet rreth vizitës së Lajçakut do të bëhen të ditura së shpejti.
“Ne do t’u informojmë së shpejti për detajet e këtij udhëtimi të planifikuar”, ka thënë shkurt Stano për lajmi.net, në përgjigjen e pyetjes se kur do të vijë Lajçak në rajon, dhe se a do të zhvillojë takime edhe me opozitën.
Sidoqoftë, në një përgjigje që BE ka dhënë javën e kaluar për lajmi.net, është bërë e ditur se Lajçak do të vijë në Ballkan sapo të hiqen kufizimet e lëvizjes së transportit ajror.
“Miroslav Lajcak planifikon të udhëtojë në rajon për të parë homologët e tij personalisht menjëherë kur të hiqen kufizimet aktuale të udhëtimit dhe të rivendosen lidhjet e transportit. Takimet personale janë mënyra më e mirë në të cilën funksionon diplomacia dhe janë pjesë e punës së përditshme të çdo diplomati dhe përfaqësuesi të BE-së”, kanë thënë nga BE për lajmi.net.
E Lajçak mund të mos jetë i mirëpritur nga të gjitha palët në Kosovë. Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se nuk do të participojë në një tavolinë diskutimesh ku ndërmjetësues është një personalitet, që vije nga një vend evropian që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Para disa ditësh, Lajçak është takuar me një lider të rajonit, konkretisht presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Takimi ka ndodhur në Bruksel, dhe është i pari me një lider të rajonit në këtë fazë.
Aktualisht përveç BE-së, edhe SHBA-të kanë caktuar Richard Grenellin, si emisar special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell tash e disa kohë është angazhuar në formë aktive në Kosovë, ndërsa që një kohë të gjatë është duke kërkuar që qeveria në Prishtinë t’i heq të gjitha pengesat për procesin e dialogut.
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës