I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vazhduar të zhvilloj takime me zyrtarë të shteteve evropiane për t’i njoftuar për dialogun.
Pas vizitës ditë më parë në Kosovë, Lajçak gjatë të hënës e martës takoi zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros, ndërsa së fundi takoi edhe zyrtarë të Greqisë, saktësisht të dërguarën greke për Ballkanin Perëndimor, Sofia Grammata.
“Me të dërguarën e Greqisë për Ballkanin Perëndimor, fola për përpjekjet e Bashkimit Evropian për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e rëndësishëm të Greqisë në rajon”, shkruan Lajçak në Twitter.
Spanja, Sllovakia, Qipro, Greqia dhe Rumania janë pesë shtetet e BE-së që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Ndryshe, javët e fundit janë intensifikuar vizitat në Kosovë e Serbi me qëllim të shtyrjes para të procesit të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq të hënën në mbrëmje ka lënë të nënkuptohet se Serbia e ka pranuar planin franko-gjerman për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Ndërkaq, mbrëmë zyrtari amerikan Derek Chollet ka biseduar përmes telefonit me Kurtin, të cilit i ka kërkuar të pranojë propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë./arbresh.info/
With 🇬🇷 envoy for the Western Balkans, I spoke about our 🇪🇺 efforts on advancing normalisation of relations between Kosovo and Serbia and the important role of Greece in the region. pic.twitter.com/bL0yNROMH5
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 24, 2023
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...