Google ADS

Lajçak: Unë e mbaj anën e BE-së – sulmi i 24 shtatorit ka ndryshuar shumë gjëra

12:17 | 21 Tetor 2023
K.B

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka ndryshuar shumë gjera.

Lajçak bëri thirrje që sulmi të hetohet plotësisht dhe sulmuesit të përballen me pasojat, teksa shtoi ndaj dialogut s’ka alternativë, pasi i njëjti sjell normalizim të marrëdhënieve.

“Dialogu duhet të vazhdojë dhe është më i rëndësishëm se ndonjëherë sepse nëse s’ka dialog mund të ketë përsëritje të përshkallëzimit dhe këtë s’e duam as ne as ju”.

“Proceset po vazhdojnë. BE-ja dhe NATO-ja janë të angazhuara në përcaktimin e fakteve dhe shpejt do të informoheni për këtë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

I pyetur për akuzat e bëra nga pala kosovare se ai po e mban anën e Serbisë në dialog, Lajçak tha se “unë e mbaj anën e BE-së”.

“Janë ngjarje të paprecedente dhe shumë serioze dhe BE-ja do të insistojë për hetime të plota dhe konstatime të qarta që nuk ka shmangie për sulmuesit”, tha ai.

LEXO EDHE:

Lajçak pas takimit me Kurtin: Ngjarjet e 24 shtatorit treguan se normalizimi është më urgjent se kurrë – të lëvizet në themelimin e Asociacionit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme