Google ADS

Lajçak tregon se çfarë u bisedua sot me kryeministrin Hoti

22:24 | 1 Tetor 2020
Arbresh.info

I dërguari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka treguar në rrjetin social Twitter për bisedën e tij virtuale me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti dhe Lajcak kanë folur sot për dialogun në mes të Kosovës dhe të Serbisë, raporton Arbresh.info.

“Bisedë e mirë me Kryeministrin Avdullah Hoti sot për të shkëmbyer mendime mbi gjendjen aktuale të  dialogut të lehtësuar nga BE’ja si dhe për aktivitetet e ardhshme”, tha Lajcak.

Hoti po ashtu tregoi për bisedën e tij me Lajcakun, ku ndër të tjera tha se i bëri të ditur Lajcakut se vetëm njohja reciproke është përfundimi i kënaqshëm nga ana e Kosovës./Arbresh.info/

Hoti-Lajçakut: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme