Google ADS

Lajçak të mërkurën viziton Prishtinën e Beogradin

10:06 | 13 Dhjetor 2022
L G

Pas amerikanit Gabriel Escobar, i cili po qëndron në Kosovë, nesër në Prishtinë pritet të qëndroj edhe evropiani Mirosllav Lajçak, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Ardhjen e këtij të fundit e ka paralajmëruar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, i cili tha se Lajçak do të vizitojë Beogradin e Prishtinën, për të gjetur mënyrën për uljen e tensioneve.

Sipas Borrell, situata në veri të Kosovës ka qenë temë diskutimi në takimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian. Borell, konfirmoi gatishmërinë e BE-së që në rast nevoje të dërgojë përforcim për misionin e EULEX-it në Kosovë.

Shefi i BE-së, situatën në Kosovë e cilësoi të rrezikshme, ndërsa sulmet ndaj EULEX-it i vlerësoi si të papranueshme.

Ardhja e dy emisarëve, pason tensionimin e situatës në veri, me ngritje barrikadash nga serbët lokalë dhe kundërshtimin e zgjedhjeve për kryetarë komunash. Situata ka eskaluar kryesisht nga data 6 dhjetori, ku janë shënuar një sërë incidentesh të armatosura, ku përveç Policisë së Kosovës është sulmuar edhe policia e EULEX-it.

Autoritetet në Kosovë thanë se ish-polici, Dejan Pantiq, dyshohet se ka organizuar sulmin terrorist ndaj zyrave të KQZ-së në veri. Ndaj tij u caktua një muaj paraburgim më 12 dhjetor, ndërsa reagime pati edhe në Beograd. Vet presidenti serb, Aleksander Vuçiq kka thënë se barrikadat hiqen nga rrugët kur të burgosurit lirohen./rtk/

Të ngjashme