Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak, gjatë së hënës do të qëndrojë në shtetin serb.
Lajçak në ditën e parë të vizitës së tij në Serbi do të takohet me presidentin e shtetit, Aleksandar Vuçiq, dhe prite që atij t’ia përcjellë pikëpamjet e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, më të cilin vet Lajçak zhvilloi dy takime gjatë vizitës së tij në Prishtinë, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Lajçak tha se vizitat në Kosovë e Serbi synojnë një përpjekje tjetër të BE-së për të arritur hapin e shumëpritur dhe të nevojshëm përpara në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Kjo është vizitë e imja e rregullt në mënyrë që të bisedoj me udhëheqësit sesi të përparojmë më tej në procesin e dialogut”, ka thënë Lajçak, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se Lajçak qëndroi në Kosovë për tri ditë, ku përveç krerëve të institucioneve të Kosovës, takoi edhe të gjithë liderët opozitarë.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi