Google ADS

Lajçak: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen

09:45 | 5 Nëntor 2022
K.B

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak mbrëmë është takuar në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Lajçak në Twitter ka shkruar se me Vuçiqin ka pasur diskutim të gjatë dhe të vështirë.

“Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Duhet shmangur dhuna. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, ka shkruar ai. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme