I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vlerëson se kalendari aktual politik paraqet një shans unik për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas tij, meqë nuk ka zgjedhje në Kosovë dhe Serbi në dy vitet e ardhshme, mund të jetë një rast i favorshëm.
“Tani kemi një shans unik në kalendarin politik, diçka që nuk e kemi pasur për të paktën dhjetë vjet, e kjo është që nga tani deri në vitin 2024 nuk kemi zgjedhje në Serbi, si dhe në Kosovë. Nuk do të ketë zgjedhje as në Evropë dhe në SHBA- tha Lajçak në një intervistë për agjencinë APA.
Kjo do të thotë se nuk ka “pengesa në kalendarin politik” dhe se “mund të bëhet përparim i vërtetë”, beson Lajçak.
“Ky dhe viti i ardhshëm janë vendimtarë dhe unik, dhe do të ishte gabim i madh nëse nuk do ta shfrytëzonin atë dritare kohore”, tha ai.
Lajçak e sheh si pozitive mbështetjen e Londrës dhe Uashingtonit për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Edhe pse nuk është më zyrtarisht anëtare e BE-së, Britaninë e Madhe e shoh si pjesë të përpjekjeve të përbashkëta dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë edhe me SHBA-në”, theksoi ai.
Lajçak e ka konsideruar të rëndësishme dhe pozitive që Vuçiq dhe Kurti në takimin e gushtit ranë dakord që të takohen rregullisht, një herë në muaj, për të diskutuar “rrugën drejt së ardhmes”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?