Lajçak takon ministrin francez: Diskutuam për rëndësinë e dialogut

21:47 | 21 Nëntor 2024
R J

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e deleguar të Evropës në Francë, Benjamin Haddad.

Sipas postimit në X, Lajçak ka njoftuar se kanë biseduar për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.
“Ne patëm një diskutim të mirë për dinamikën në Ballkanin Perëndimor dhe rëndësinë e progresit në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Falenderues për mbështetjen e fortë të Francës ndaj procesit”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme