I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Mirosllav Lajçak, ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, për interesimin e treguar për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e përpjekjeve të bashkuara të BE-së në rajonin Ballkanik.
Lajçak dhe Dendias u takuan dje, ku folën për progresin e dialogut Kosovë-Serbi dhe perspektivën evropiane.
Thank you dear @NikosDendias for Greece’s interest in the Western Balkan and support of our join 🇪🇺 efforts in the region. https://t.co/XGloH3DgKB
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 28, 2023
Greqia së fundmi mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke abstenuar gjatë votimit.
Shteti helen po ashtu ka mbështetur gjithnjë përpjekjet e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, duke bërë thirrje që palët t’i afrohen marrëveshjes përfundimtare. /Arbresh.info/
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...
Çfarë po ndodh me aktakuzën e dytë ndaj Thaçit?
Seanca e përbashkët Kosovë-Shqipëri, policia njofton për ndë...
Rama ndan pamje nga Shëngjin-Velipojë: Një nga investimet më...
Projektligji i mbështetur nga Trump, dështon në Dhomën e Për...