Google ADS

Lajçak takoi përfaqësuesit e opozitës serbe, flasin për dialogun

23:00 | 26 Shkurt 2024
E.G

I dërguar Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se ka mirëpritur sot në Bruksel përfaqësuesit e opozitës serbe.

Me anë të n jë postimi në “X”, Lajçak tha se ka thënë se në këtë takim kanë folur edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Arbresh.info.

“Mirëprita sot në Bruksel përfaqësuesit e opozitës serbe. Dëgjova me kujdes vlerësimin e tyre për situatën në Serbi dhe i përditësova ata për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. E mirëprita interesimin e tyre, pasi dialogu është çështje nacionale”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/

Të ngjashme