Lajçak takohet me përfaqësuesit e opozitës serbe, flasin për dialogun

21:12 | 22 Janar 2024
E.H

I dërguar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe, Fronti i Gjelbër-Majtas.

Lajçak me anë të një postimi në platformën X, ka thënë se me përfaqësuesit opozitar serb kanë zhvilluar një bisedë të sinqertë rreth dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

“U takua me përfaqësuesit e partisë opozitare serbe, Fronti i Gjelbër-Majtas për një bisedë të sinqertë rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Ne folëm edhe për zgjedhjet, pasojat e tyre dhe zhvillimet e fundit në Serbi”, tha Lajçak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme