Lajçak takohet me O’Brien në Davos: Ballkani Perëndimor duhet të ecë përpara, për këtë jemi në të njëjtën linjë

09:28 | 16 Janar 2024
E.H

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot në Davos të Zvicrës me Ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Me anë të një postimi në platformën X, Lajçak ka thënë se me O’Brein kanë biseduar për Ballkanin, përcjell Arbresh.info

“Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre. Është mirë të rikonfirmojmë se jemi plotësisht në të njëjtën linjë”, ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se mbrëmë, i dërguar i BE-së është takuar në Vjenë me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi me të cilin kanë diskutuar për nevojën urgjente të zbatimit të marrëveshjes, e po ashtu edhe për pasaportat e paligjshme nga Serbia./Arbresh.info

Lexo edhe:

Bislimi dhe Lajçak diskutuan edhe për pasaportat e paligjshme të Serbisë

Lajçaku takon Bislimin, dakordohen se zbatimi i marrëveshjes për normalizimin është urgjent

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme