Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak së fundmi është takuar me ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Lajçak me anë të një positmi në rrjetin social “X” ka krahasuar komentet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për të ardhme, transmeton Arbresh.info.
“Ramë dakord që të qëndrojmë në kontakt shumë të ngushtë. Faleminderit për mbështetjen e fortë të ShBA-së në punën time” – ka shkruar Lajçak.
Great to catch up with @StateEUR O’Brien ahead of this year’s Munich Security Conference. We compared notes on the latest developments in the Western Balkans and prospects for the coming period. Agreed to stay in very close touch. Grateful for the strong 🇺🇸 support to my work. pic.twitter.com/y1KjhNA1UF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) February 14, 2024
Takimi mes Lajçakut dhe O’Brien, vjen një ditë pas komenteve që ky i fundit i bëri në raport me marrëdhëniet Kosovë – ShBA, për të cilat tha se nëse Qeveria Kurti nuk e cilëson Amerikën si partnere, njëjtë do të veprojë edhe kjo e fundit./Arbresh.info/
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...