Lajçak takohet me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, flasin për dialogun

08:09 | 9 Janar 2025
R J

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pati një takim dje në New York me nënsekretaren e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary DiCarlo.

Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Folëm për Ballkanin Perëndimor, zhvillimet rajonale dhe dialogun”, ka shkruar Lajçak në X.

Të ngjashme