I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin e fundit të kryeministrit Albin Kurti me presidentin Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak, tha se në atë takim nuk ka pasur ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes.
Sipas tij, diskutimi ishte i rëndë, dhe shumë sfidues si kurrë më parë.
“Javën e kaluar, HRVP Borrell dhe unë pritëm presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti në Bruksel për një tjetër takim të Dialogut Prishtinë-Beograd. Fatkeqësisht, nuk kemi parë ndonjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Diskutimet ishin sfiduese si kurrë më parë”, shkroi Lajçak.
Megjithatë, ai u shpreh se puna vazhdon, pasi të martën do të ketë takim me kryenegociatorët e dyja vendeve për të përpunuar hapat konkretë për zhbllokimin e zbatimit të Marrëveshjes.
“Java ime përfundoi në Dubrovnik në Forumin vjetor të Dubrovnikut që mbledh së bashku politikë dhe vendimmarrës nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë. Kjo ngjarje është gjithmonë një tregues i mirë se ku jemi përpara pushimeve politike të verës. Këtë vit, fokusi ishte në sfidat globale, zgjedhjet dhe zhvillimet e ardhshme, por diskutuam gjithashtu të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si pjesë e BE-së”, shkroi Lajçak./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...