Google ADS

Lajçak: Statuti duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët

14:19 | 2 Maj 2023
L G

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha se statuti i Komunitetit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të jetë i pranueshëm nga të dyja palët dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Ekipi drejtues do të prezantojë draftin. Ne nuk e dimë se çfarë është në të, por duhet të jetë fillimi i procesit. Në fund të fundit, ne duhet të kemi një statut të pranueshëm për të dyja palët, për Kosovën dhe Serbinë, në përputhje me standardet evropiane. Ky është hapi i parë i rëndësishëm”, tha Lajçak në një intervistë për Agjencinë e lajmeve kroate, Hina.

Lajçak thotë se vendimi përfundimtar do të varet nga të dyja palët se si do të duket statuti. “Ne jemi këtu për të zbatuar atë që është rënë dakord gjatë dialogut. Nuk është imponuar, është rënë dakord mes Serbisë dhe Kosovës në vitin 2013. Për ne është e rëndësishme që çdo zgjidhje të jetë zgjidhje evropiane”, tha ai.

Sipas tij ne duhet të zbatojmë atë që është rënë dakord më parë, por në të njëjtën kohë duhet të marrim frymëzim nga zgjidhjet praktike të modeleve ekzistuese evropiane.

“Ne nuk duam të krijojmë diçka që nuk është testuar askund në botë, por duam të gjejmë frymëzim në modelet evropiane që funksionojnë mirë”, ka shtuar Lajçak, por nuk ka dhënë shembuj konkretë.

KËTU

Të ngjashme