Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak do qëndroj sot në Prishtinë. Këtë e kanë konfirmuar për RTK-në të enjten burimet mirë të informuara në Bruksel.
Arsyeja e vizitës së Lajçakut ka të bëjë më përgatitjet e organizimit të një takimi të mundshëm në kuadër të dialogut mes Kosovës e Serbisë në nivel krynegociatorësh.
Në këtë rrafsh ai, sipas të gjitha gjasave do të takohet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin.
Vizitën në Prishtinë Lajçak e kishte paralajmëruar nëpërmjet rrjeteve sociale, ndonëse nuk kishte përmendur datë. Ai gjithashtu ka konfirmuar qëllimin e mbajtjes së një takimi ne nivel kryenegociatorësh. Kjo për Bashkimin Evropian në këtë moment konsiderohet prioritare, sidomos në dritë të ngjarjeve të fundit në veri.
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja