Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë shkon nëpërmjet dialogut, dhe se këtë e dinë mirë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti edhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Duke folur në një intervistë për “Euronews”, Lajçak ka deklaruar se dialogu ka sjellë rezultate konkrete dhe se nuk ka rrugë tjetër për të dy vendet.
“Dialogu tashmë ka sjellë rezultate konkrete dhe nuk ka rrugë tjetër rreth dialogut as për Kosovën dhe as për Serbinë. Rruga e tyre evropiane shkon nëpërmjet dialogut. Kjo ka rëndiës. Edhe zotëri Kurti edhe zotëri Vuçiq e dinë këtë”, ka thënë Lajçak.
Ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i kontribuojnë një procesi pozitiv të dialogut dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme.
“Është shumë e rëndësishme që ata të krijojnë një atmosferë e cila i kontribuon një procesi pozitiv të dialogut dhe të përmbahen nga veprimet e njëanshme ose qëndrimet që kanë tendencë ta përkeqësojnë këtë atmosferë”, është shprehur Lajçak.
Lajçaku dhe zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer kanë qëndruar në Kosovë në një vizitë dyditore, më 31 maj dhe 1 qershor.
Ata janë takuar me zyrtarët më të lartë shtetërorë të Kosovës ku është diskutuar për ecurinë e dialogut mes Kosovës e Serbisë.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...