Miroslav Lajçak, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se rajoni do të jetë i sigurt vetëm pasi të bashkohen të gjithë në BE.
Kështu ka deklaruar Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ku ka shtuar se, BE-ja është e përkushtuar ndaj një Ballkani Perëndimor evropian.
Përveç kësaj, përfaqësuesi i BE-së, ka deklaruar edhe se, zgjerimi është sërish politik, por që duhet të bëhet realitet.
“Rajoni do të jetë i sigurt vetëm pasi të bashkohen të gjithë BE. Ne jemi të përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor evropian. Ndershmëria është kthyer. Zgjerimi është sërish politik. Por që ajo të bëhet realitet, ne duhet ta kthejmë vullnetin e mirë në rezultate konkrete”, ka thënë Lajçak./arbresh.info/
The region will only be safe once they all join 🇪🇺. We are committed to European Western Balkans. The honesty is back. Enlargement is political again. But for it to become a reality, we need to turn goodwill into concrete results – at @STGEUI training for Balkan diplomats pic.twitter.com/VjY4rvqMiT
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 12, 2022
Një veturë ka marrë flakë mbrëmë pas mesnate në Aktash të Pr...
Vrasja në Shkodër, babai i autorit: Djali im të marrë dënimi...
Zjarret vazhdojnë të përhapen në Los Anxhelos
Shiu ekstrem përmbyt Mekën
Zyrtare: Shqiptari Luis Hasa kompleton transferimin te Napol...
Interes për vaksinën antigrip, Korça aplikon mbi 80% të doza...