Google ADS

Lajçak: Presidenca çeke këtë të premte në rend dite do ta ketë çështjen e liberalizimit të vizave

10:28 | 29 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Beograd – Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak në një konferencë për media ka thënë se vizita e tij ishte e karakterit politik, shkruan arbresh.info.

Ai në njërën nga pyetjet e shtruara nga gazetarët, se kur do të ndodhë liberalizimi i vizave, apo më saktë kur do të jetë data përfundimtare, ai është përgjigjur se Kosova i ka përmbush kriteret për liberalizimin e vizave dhe po e shfrytëzon çdo mundësi në lidhje me këtë çështje.

“Plotësisht me ju jam, i keni mbushur kriteret dhe Kosova e meriton liberalizmin e vizave kjo është diqka që un po e shfrytëzojë çdo mundësi kur po flas me shtetet antare plotësisht jam i vetdishëm se sa e rëndësishme është kjo qështje edhe për imazhin dhe kredibilitetin e shteteve antare”, tha ai.

Sipas tij çështja e liberalizimit të vizave është në qendër të vëmendjes dhe javën e kaluar kur janë takuar udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë folur si  çështje që duhet të përfundohet.

“Kurrë nuk ka qenë më e rendësishme se sa ka qenë tani çështja e liberalizimit të vizave, kjo është në qendër të vëmendjes, javën e kaluar kur janë takuar udhëheqësit e Baskimit Evropian kanë folur si çështje që më në fund duhet të përfundohet.”

Lajçak shton se presidenca çeke këtë të premte në rend dite do ta ketë çështjen e liberalizimit të vizave, por datën e saktë se kur do të ndodh nuk ka të drejtë ta thotë.

“Presidenca çeke në këtë të premte në rend dite do ta ketë çështjen e liberalizimit të vizave, por e përsëris nuk kam të drejtë ta them se kur do të vie vendim përfundimtar në këtë çështje”, shtoi përfaqësuesi dialogut.

Rikujtojmë se Lajçak ka filluar vizitën e tij në Kosovë para tre dite ku është takuar me kryeministrin Kurti dhe Presidenten e Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme