Google ADS

Lajçak: Po zhvillohen diskutime intensive për një sërë temash konkrete me Bislimin dhe Petkoviqin

13:44 | 22 Shkurt 2022
V. S.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak njofton se ka pasur diskutime intensive me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe negociatorin serb Petar Petkoviq.

Me anë të një shkrimi në twitter, Lajçak ka theksuar se po zhvillohen diskutime për një sërë temash konkrete.

“Diskutimet intensive me dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Një sërë temash konkrete janë duke u zhvilluar sot në Bruksel”, njofton Lajçak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme