Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pas vizitës që pati në Prishtinë është kthyer në Bruksel.
Nga atje ai ka njoftuar për një takim të kryenegociatoëve të të dyja vendeve që do të mbahet së shpejti.
“Kam propozuar një agjendë të drejtpërdrejtë për takimet e ardhshme në Bruksel, në linjë me pritshmëritë e përcjella nga liderët evropianë. Fokusi primar do të jetë në arritjen e progresit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshje dhe gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës”, ka shkruar Lajçak.
Lajçak gjithashtu ka treguar edhe për takimet që ka pasur në Kosovë, duke nisur nga ai me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, komandantin e KFOR-it e përfaqësuesit e opozitës./Arbresh.info/
Fitorja vendimtare e Trumpit dhe ndasitë e thella politike
HISTORIKE/ 2 Korriku kualifikohet në play-off të Youth Leagu...
Të ardhurat e Lamborghini rriten me 20% nga kërkesa e lartë ...
Cardi B -Kamalës: Ti i tregove gjinisë femërore se gjithçka ...
Inter shënon gol në fund të pjesës së parë
Ukraina dhe trupat koreano-veriore ‘përplasen’ për herë të p...