Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, dhe se BE-ja po punon që i gjithë procesi të përshpejtohet.
Pas takimit në Qeveri, ai ka bërë të ditur se do të ketë edhe një takim në kuadër të dialogut, por nuk ka dashur ta bëjë të ditur datën. “Jemi marrë vesh për një datë për takim, por nuk dua ta bëj të ditur”, ka thënë ai, për një takim mes Kosovës dhe Serbisë.
Gjatë takimit kanë diskutuar edhe për hapjen e urës së Ibrit, duke përsëritur se ura duhet të hapet në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
“Qëndrimi i Bashkimit Evropian është i mirënjohur por duhet ta përsërisë, që duhet të hapet ura por që hapja duhet të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar të Kosovës dhe këtë e diskutuam”, ka thënë Lajçak.
Kurse sa i përket tërheqjes së Serbisë nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ai theksoi se marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe se është duke u punuar në implementim.
“Marrëveshja e Ohrit është ligjërisht obligative në tërësinë e saj dhe jemi duke punuar në implementim. Asnjëra palë nuk është tërhequr nga kjo marrëveshje dhe kemi diskutuar edhe me Kosovën, edhe me Serbinë, si të përshpejtojmë zbatimin. Letra (e ish-kryeministres Ana Bërnabiq) është tërhequr. Ka deklarata këtu, atje që nuk ndihmojnë fare. Por marrëveshja si e tillë është e vlefshme në tërësinë e saj dhe përtej kësaj, marrëveshja tashmë është bërë pjesë e rrugës evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar ai.
Për paralajmërimin e bllokimit të disa pikave kufitare nga serbët gjatë ditës së sotme për shkak të mbylljes së strukturave paralele në veri nga Policia e Kosovës, Lajçaku shpreson të mos ketë bllokime pasi nuk ka arsye.Lajçak për Urën e Ibrit: Duhet të hapet por në momentin e duhur dhe në koordinim me aleatët./rtk
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale