Lajçak për takimin me Bislimin e Petkoviqin: Diskutimet ishin të dobishme

19:53 | 16 Nëntor 2023
E.H

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kanë pasur diskutime të dobishme, me kryenegociatorin kosovar dhe atë serb sot në Bruksel.

Kështu ka bërë të ditur Lajçak përmes një postimi në platformën X.

”Sot prita kryenegociatorët, të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq, për një raund të takimeve të dialogut në Bruksel. Diskutimet tona ishin të dobishme për të bërë përparim në një sërë çështjesh në agjendën tonë”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme