Takimi mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç nuk ishte i kotë, tha emisari sllovak i ngarkuar me çështje të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ka arsye që takimi i 18 gushtit mes liderëve të shihet pozitivisht, tha Lajçak, dhe kjo ngase palët “për herë të parë” diskutuan qëllimin përfundimtar të dialogut – “Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve”.
Atmsofera ishte më e mirë se në takimet e kaluara, u shpreh emisari, “këtë mund t’ua them me siguri”.
Megjithëkëtë prospekt më të mirë të takimit mes liderëve, ai tha se “zgjidhja ndaj problemeve më urgjente nuk u gjet”.
“Mund të paramendoj çfarëdo situate, përfshirë edhe atë që të dyja palët të mos lëshojnë fare këso dokumentash, por edhe më të këqija – ne duam të shmangim ato gjithashtu”, tha Lajçak BBC-në në gjuhën serbe, transmeton arbresh.info.
Lajçak u shpreh se ka propozime që janë aktuale, por se përderisa janë ende në faza negocuese, nuk do t’i thotë publikisht se cilat janë.
Të gjitha çështjet janë të ndërlidhura me të gjitha çështjet tjera, u shpreh emisari.
“Për atë është e rëndësishme të shohim se si të gjitha këto do të përkojnë me marrëveshjen e përgjithshme, për të cilën e kishim bisedën e parë të rëndësishme”.
Pyetur se çështja e (mos)formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe a është çështje politike a ligjore, Lajçak tha se “ka elemente të të dyjave”.
“Marrëveshja e Brukselit u ratifikua në Kuvendin e Kosovës dhe është obligim ligjor i Kosovës, aspekti ligjor është më i madh se në shumë më shumë marrëveshje të tjera të arritura në Bruksel, të cilat as që janë ratifikuar”.
Ndërkaq për aspektin politik, Lajçak tha se ajo “është çfarë po e parandalon zbatimin e saj”.
“Mesazhi im për partnerët kosovarë është të ndërrojnë narrativën, ndaloni së menduari atë si një çështje që nuk doni ta bëni dhe filloni të mendoni se si do të mund të ishte”.
“Mendojeni si një mundësi”, tha Lajçak./arbresh.info/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...