Google ADS

Lajçak pas takimit me Kurtin: U pajtuam që takimet mund të ndodhin në baza mujore

17:14 | 15 Shtator 2022
L G

Ka përfunduar takimi mes emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Pas takimit ai ka dhënë një prononcim për media, ku ka theksuar se palët janë pajtuar që mund të takohen në baza mujore, njofton klanKosova.

“Ne jemi këtu të shtyjmë procesin e normalizimit përpara dhe takimi tjetër do të ndodh sapo të përgatitet mirë dhe kjo është arsyeja që jam këtu sot”.

“Ne duam të sigurojmë që takimi të ketë substancë dhe të prodhojë diçka. E rëndësishme është që të dy liderët janë të gatshëm që të takohen dhe Bashkimi Evropian është i gatshëm t’i pres ata”.

“Jemi duke e përgatitur agjendën dhe nuk do t’i marr 13 muaj tjerë, mund të ju siguroj për këtë”.

“U pajtuam me liderët që ata janë të gatshëm të takohen në baza mujore dhe ky është synimi ynë”.

Të ngjashme