Lajçak pas takimit me Kurtin: Ngjarjet e 24 shtatorit treguan se normalizimi është më urgjent se kurrë – të lëvizet në themelimin e Asociacionit

12:06 | 21 Tetor 2023
K.B

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur pas takimit që pesëshja diplomatike kanë pasur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Lajçak tha se me Kurtin folën për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë dhe përparimit në implementimin e marrëveshjeve të kaluara.

“Kemi dëgjuar me kujdes qëndrimet e Kurtit dhe brengat e tij për sa i përket situatës së sigurisë në veri të Kosovës dhe dua të them se sulmi ndaj PK-së nga individë të armatosur është përshkallëzim i qartë”.

“I shprehëm ngushëllime kryeministrit Kurti dhe kemi dënuar fuqishëm sulmin e 24 shtatorit. E bëmë të qartë se të gjithë sulmuesit duhet të vijnë para drejtësisë dhe presim bashkëpunimin e plotë të Serbisë dhe angazhim konkret në këtë drejtim”.

‘Ngjarjet e 24 shtatorit e sqaruan qartë që de-eskalimi dhe normalizimi janë më urgjent sesa kurrë. Cfarëdo lloji kushtëzimi apo vonese është e papranueshme dhe presim që Kosova dhe Serbia të përmbushin obligimet e dialogut”, tha Lajçak, njofton Klankosova.tv.

Më tej, emisari special i BE-së tha se ngjarjet e 24 shtatorit nuk mund ta ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë lidhuyr një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, teksa theksoi nevojën për të lëvizur në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kurti ka përgjegjësinë për të avancuar marrëdhëniet e tilla dhe nëse Kosova do të bëjë progres drejt BE-së dhe duam të theksojmë nevojën për të lëvizur në kuptimin e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa vonesë”.

“Pa këtë s’mund të ketë progres në shtegun evropian të Kosovës. E çmojmë gatishmërinë e Kurtit për të vazhduar diskutimet tona dhe tash do të vazhdojmë me misionin tonë në Beograd”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme