Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi në një konferencë për media tha se duan më shumë përparim në zbatimin e Marrëveshjes Bazike, e cila siç tha ai tashmë ka bërë 1 vit që nga nënshkrimi.
Në një konferencë për medie, ai ka folur për marrëveshjen e arritur një vit më parë midis Kosovës dhe Serbisë, çështjet e pagesave, aspektin monetar dhe sistemin e pagesave.
“Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, lidhur me dokumentin për normalizim, i cili është dokument i cili është adaptuar para një viti, dhe për të parë progresin, dhe implementimin e tij, dhe diskutuam me të se si të vazhdojmë të zbatojmë këtë marrëveshje për normalizim, gjithashtu është me rëndësi, diskutuam dhe për çështjen e pagesave lidhur me aspektin monetar, dhe që është pjesë relevante e procesit të dialogut, dhe diskutuam për këtë çështje në takim, ashtu dhe siç kemi biseduar në Bruksel, takim i cili ishte konstruktiv, kemi pasur disa pyetje dhe kemi diskutuar, mirëpo ka pasur pyetje që i kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel, gjatë ksaj vizite kjo është pjesë e takimeve me shefat e delegacioneve të dy vendeve”, tha Lajçak.
Lajçak tha se qytetarët të mos ndikohen negativisht nga vendimi për çështjen e valutës.
“Do të thosha që duhet analizuar disa përgjigjje në lidhje me këtë çështje, por ky është një proces dhe duhet të jemi të sigurt, që në fund qytetarët të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë, pra bëhet fjalë për çështjen e valutës, rregullores ndërkombëtare të BQK-së”, tha ai.
Tutje, ai tha se nëse do të kishte ndonjë marrëveshje më të mirë, do ta kishin bërë, prandaj, sipas tij, është në interesin e secilit që kjo të zbatohet.
“Lidhur me kete takim i kam te hapur mundësitë për të dy palët qëë të prezantojnë çështjen për të diskutuar, i kam lënë delegacionet tuaja që të vijnë dhe diskutojnë me mua, Kosova ka dërguar guvernatorin e BQK-s, Serbia ka dërguar shefin kryenegociatorin e këtij procesi dhe takimet e ardhshmë janë në kuadër të nivelit të kryenegociatorëve , kemi diskutuar një listë të gjatë të çështjeve, më e rëndëishmja është zbatimi i marrëveshjes bazike që të kemi progres kjo marrëveshje është marrëveshja më e mirë, prandaj është në interesin e secilit, sepse në këtë marrëveshje e kemi se çfarë të bëjmë dhe si ta bëjmë, ka një frikë në të dy palët, besoj se këto cështje munden shumë thjeshtë që të zgjidhen, është pjesë e diskutimeve, tha Lajçak./Arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi