Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak është takuar të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Lajçak ka shkruar në Twitter pas takimit se ka zhvilluar një takim të gjatë dhe të detajuar me presidentin Vuçiq.
“Në vazhdim të diskutimeve të mia për rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, pata një bisedë të gjatë dhe të detajuar me Presidentin e Serbisë,
Aleksandar Vuçiq. Shumë gjëra për të bërë pas takimeve që kisha këtë javë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Lajçak të hënën ka takuar edhe kryeministrin Kurti, me të cilin ka thënë se kanë pasur një bisedë të thellë për dialogun./arbresh.info/
In continuation of my discussions on the way forward in the EU-facilitated Dialogue, I had a long and detailed conversation with President of Serbia @predsednikrs @avucic. A lot to follow up on after my meetings this week. pic.twitter.com/4M2WE3qs7u
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) November 23, 2021
Lexo edhe
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit