Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për vizitën e tij sot në Kosovë dhe Serbi së bashku me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarët e Macronit, Scholzit dhe Melonit.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, tregoj se me të dy palët janë pajtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, ndërkohë që paralajmëron vazhdimin e bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
“Bashkë me këshilltarët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë për politikë të jashtme dhe këshilltarin e posaçëm të DASH-it, Escobar, udhëtuam në Kosovë dhe Serbi sot për të diskutuar hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre të bazuar mbi propozimin tonë. Kjo nënkupton gjithashtu zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve. Së shpejti planifikoj vazhdimin e bisedimeve tona”, ka shkruar Lajçak./arbresh.info/
Together with 🇫🇷🇩🇪🇮🇹 Chief foreign policy advisers and 🇺🇸 DAS Escobar, I travelled to Kosovo and Serbia today to discuss steps towards normalisation of their relations based on our Proposal. This also means full implementation of all Agreements. I plan to continue our talks soon. pic.twitter.com/1LBM2F6kPK
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 20, 2023
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...