Lajçak paralajmëron diskutime strategjike me SHBA-të për t’i përcaktuar hapat e ardhshëm të dialogut

23:29 | 17 Shtator 2023
E.G

Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është pritur rezlutat më i mirë nga dialogu i së enjtes në Bruksel.

Me anë të një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se situata e tensionuar në veri të Kosovës dhe dialogu do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm, shkruan Arbresh.info.

“Siç është shprehur tashmë në komentet e shtypit, ne shpresonim për një rezultat më të mirë. Gjendja e lojës në Dialog, së bashku me situatën e tensionuar në veri të Kosovës do të jenë objekt i diskutimeve të ardhshme strategjike me partnerët tanë amerikanë dhe evropianë për të përcaktuar hapat tanë të ardhshëm”, shkroi ai.

Tutje, Laj♪5ak bëri të ditur se pas takimit në Bruksel, Lajçak iu është drejtuar ambasadorëve të vendeve anëtare BE-së, në Bruksel.

“Pas takimit të nivelit të lartë, iu drejtova ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së në Bruksel. Unë jam mirënjohës për interesimin e tyre në Dialog dhe për mbështetjen e tyre të fortë”.

“U takova gjithashtu me Drejtorin e Çështjeve Politike dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Këshillit të Evropës Miroslav Papa, të cilin e informova për Dialogun. Vlerësoj shkëmbimin interesant për zhvillimet në Këshillin e Evropës dhe konfirmimin e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm në promovimin e standardeve evropiane në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Lajçsak./Arbresh.info

Të ngjashme