I Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic në Bruksel teksa ka paralajëmruar takimin edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Lajcak ka postuar në Twitter për takimin me Vucic dhe fillimin e një jave me shumë punë, por ajo që bjen në sy është fakti që ai ka përmendur Kosovën kur ka folur për takimin që e pret me Albin Kurtin.
Lajcak ka marrë kritika pasi në bisedën me zv.kryeministrin, Besnik Bislimi, nuk përmendi shtetin e Kosovës.
“Duke filluar një javë të ngarkuar të Ballkanit Perëndimor në Bruksel, u takova me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, për të diskutuar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe punën që na pret. Më vonë gjatë kësaj jave, unë do të diskutoj të njëjtat çështje me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti”, ka shkruar ai.
Po ashtu, Lajcak në profilin e tij ka të shkruar titullin si i I Dërguari Special i Bashkimit Europian për dialogun Prishtinë-Beograd, term ky teknik që nënkupton neutralitetin kundrejt marrëdhënieve Kosovë-Serbi për shkak që 5 vende anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën si shtet.
Lajcak po ashtu para disa kohëve kishte postuar një foto ku prapa tij shihej një hartë ku Kosova nuk dallohej si e ndarë nga Serbia.
Kicking off a busy Western Balkans’ week in Brussels, I met with @predsednikrs @avucic to discuss the Belgrade-Pristina Dialogue and the work ahead. Later this week, I will discuss the same issues with the Prime Minister of Kosovo Albin Kurti. pic.twitter.com/Oxuu4Zcvdx
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 25, 2021
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet