Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka shkruar në Twitter, se ka përfunduar një vizitë tre ditore në Washington DC, duke thënë se gjatë kësaj vizite ka pasur disa takime produktive për bashkëpunimin BE-SHBA për Ballkanin Perëndimor.
Sipas Lajçak gjatë vizitës së tij, në SHBA ka pasur konsultime me partnerët amerikanë për gjetjen e një rruge përpara për dialogun Kosovë-Serbi.
“Sapo përfundova vizitën time tre-ditore në Uashington DC. Patëm një numër konsultimesh intensive dhe produktive për bashkëpunimin tonë BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor dhe rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajcak në Twitter.
Ndryshe ditë më parë takimet në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi në Bruksel dështuan për të arritur një marrëveshje rreth targave. I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, pati thënë se nuk u arrit asnjë marrëveshje për targat, por se sipas tij, u bë përparim për çështje të tjera.
E në anën tjetër fajin për mosarritjen e marrëveshjes kryenegociatori Besnik Bislimi ia ka lënë Serbisë. Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti pati thënë se Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje, e që siç tha ai, Serbisë po i pengon përparimi i Kosovës.
Just finished my three-day visit to Washington DC. Had a number of intense and productive consultations on our EU-US cooperation in the Western Balkans and the way forward in the Dialogue on normalisation of relations between Kosovo and Serbia. pic.twitter.com/7jxJ1419TM
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 19, 2022
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...