Emisari sllovak i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka përulur dhe përbuzur Kushtetutën e Kosovës dhe ka zbuluar qëllimet e tij për arritjen e marrëveshjes pëfundimtare mes dy vendeve.
Për teke të Bashkimit Evropian, emisari i saj po dëshiron që tani ta ndryshon edhe Kushtetutën e Kosovës.
Krejt kjo po ndodhë vetëm për t’ia mundësuar Serbisë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe apo siç njihet ndryshe nga qytetarët si “Zajdenica”.
Lajçak po përul Kushtetutën e Kosovës duke thënë se ajo nuk është “bibël”, por duhet të ndryshon nenet e ligjet që t’i përshtatet formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
Emisari i BE’së po tenton që me çdo kusht që Asociacioni i Komunave Serbe të themelohet dhe nuk e zë as pak pengesë as vendimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, ku deklaruar se është marrëveshje antikushtetuese e nënshkruar nga pala kosovare në Bruksel.
“Në Prishtinë kisha 25 takime dhe asnjë nga bashkëbiseduesit nuk tha se nuk do të përmbushin obligimet e tyre, u tha qartë se atë që e kemi premtuar duhet përmbushur, përfshijë Asociacionin. Është logjike se duhet ndryshuar Kushtetuta dhe nuk tha askush se nuk duhet ndryshuar. Kushtetua nuk është bibël”, tha Lajcak në Serbi, transmeton Gazeta Metro.
Emisari Lajcak i cili njihet ndryshe si kundërshtar i pavarësisë së Kosovës, tani hapur ka prezantuar qëllimet e tij në lidhje me marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi./Arbresh.info/
25 takimet e Lajçakut në Kosovë| Gjithçka çfarë u diskutua në takime
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...