Google ADS

Lajçak në Londër për Ballkanin Perëndimor

14:13 | 8 Mars 2022
V. S.

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Londër për të diskutuar për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Twitter ai bëri me dije se u prit nga ministri britanik për Europë, James Cleverly, emisari për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe ekspertët britanikë për politikën e jashtme.

“Ngritja për qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe kudo tani është më e rëndësishme se kurrë”, ka shkruar Lajçak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme