Mesazhet që i ka përcjellë në Prishtinë, i ka përsëritur edhe në Beograd emisari i BE-së për dialogun Mirosllav Lajçak, se nuk ka të ardhme evropiane për Serbinë dhe Kosovën pa zbatimin e të gjitha marrëveshjeve për normalizimin. Këtë deklaratë Lajçak i ka bërë pas takimit të “pesëshes së madhe” me presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd.
Lajçak tha se përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së kanë pasur takime të gjata me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe se të dyja takimet kanë qenë shumë të rëndësishme.
“Ne shprehëm shqetësimin për zhvillimet negative në procesin e normalizimit, që lidhet drejtpërdrejt me rrugën e Serbisë dhe Kosovës drejt BE-së”, tha Lajçak, duke theksuar se qëllimi i vizitës së “pesëshes së madhe” ishte të shihet se si të bëjë përparim konkret në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve, si dhe deeskalimit të situatës në Kosovë.
“Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator. Të gjithë autorët duhet të dalin para drejtësisë dhe presim bashkëpunim të plotë nga Serbia”, ka deklaruar Lajçak, transmeton N1.
Ai po ashtu ka kujtuar se Serbia dhe Kosova kanë hyrë në një fazë të re të dialogut në shkurt dhe mars dhe se të dyja palët pritet të fillojnë t’i përmbushin obligimet e tyre nga marrëveshjet e reja dhe ato që janë arritur më parë.
Lajçak tha gjithashtu se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të jetë temë e takimit të krerëve të diplomacisë së BE-së të hënën, si dhe se do të diskutohet më vonë në Këshillin e BE-së.
“Kjo vizitë do të ndikojë në ato diskutime”, nënvizoi Lajçak, duke theksuar se nuk ka të ardhme evropiane për Serbinë dhe Kosovën, pa normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e marrëveshjeve në rrugën e normalizimit dhe marrëveshjeve të mëparshme.
Lajçak tha gjithashtu se bisedimet ndërmjet përfaqësuesve evropianë dhe amerikanë me Vuçiqin dhe Kurtin do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Nga ana tjetër, Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se takimi me “pesëshen” ka qenë i vështirë, por se beson se në periudhën e ardhshme do të gjejnë një rrugëdalje nga kriza.
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...