​Lajçak mirëpret shtyrjen e reciprocitetit

01:38 | 1 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Miroslav Lajçak Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se mirëpret vendimin e Prishtinës zyrtare për të pranuar shtyrjen për një muaj të reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia, i paraparë të hyjë në fuqi më 1 gusht.

“Mirëpres vendimin e Kosovës për të pranuar propozimin e Josep Borrell për shtyrje për një muaj. BE pret që të gjitha pengesat të hiqen menjëherë”, ka shkruar ai në Twiter.

“Shefi i diplomacisë evropiane Borrell fton Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadorit të SHBA-së në Kosovë për mbështetje të fortë”, ka përfunduar Lajçak./rtk/

https://twitter.com/miroslavlajcak/status/1553869532506251264?s=21&t=4DDyiPEI1H7cdhMEatKDCQ

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme