Google ADS

Lajçak: Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve të dialogut Beograd-Prishtinë

12:55 | 24 Korrik 2020
A. B.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka komentuar diskutimet politike të kësaj jave.

Ai përmes një postimi në ‘Twetter’ ka thënë se diskutimet ishin produktive dhe konstruktive, dhe mezi pret raudin e dytë të bisedimeve të ekspertëve të Dialogut Beograd-Prishtinë, shkruan portali arbresh.info

“Diskutimet politike të kësaj jave në nivelin e ekspertëve mbi personat e zhdukur dhe personat e zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive. Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve të të dialogut Beograd-Prishtinë”- ka shkruar Lajçak.

Kujtojmë se dje është mbajtur në Bruksel takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Përfaqësues i Kosovës ka qenë koordinatori për dialogun, Skender Hyseni ndërsa i Serbisë drejtori të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Temë kryesore e takimit ishin personat e zhdukur dhe të zhvendosur. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme