Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar për takimin që ka pasur sot paradite me Presidentin Hashim Thaçi.
Lajçak ka thënë se me Thaçin ka pasur një bashkëbisedim shumë të mirë rreth dialogut.
“Kisha një bashkëbisedim shumë të mirë dhe jashtëzakonisht të mirëkuptueshëm me presidentin Hashim Thaçi. U pajtuam që Kosovës i nevojitet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.
Had a very good and extremely insightful conversation with President @HashimThaciRKS. We agreed that Kosovo needs the Dialogue and needs a comprehensive agreement. pic.twitter.com/KNtTRV53g8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 14, 2020
Ndërkaq, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takim kanë diskutuar për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë që do të nënkuptonte njohjen reciproke.
Thaçi tha se BE-ja duhet hedhur në tavolinën e bisedimeve marrëveshjen për njohje reciproke.
“Përfundova një takim me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak. Mund të konkludoj se takimi në përgjithësi ka qenë një takim korrekt konstruktiv, një bisedë e hapur dhe miqësore në drejtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, që do të nënkuptonte njohjen reciproke si dy shtete të pavarura dhe me mundësinë që Kosova të anëtarësohet në OKB. Unë vazhdoj të besoj fuqishëm që e ardhmja e Kosovës është të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së. Gjithashtu, besoj fuqishëm që ka ardhur momenti që BE-ja të hedhë në tavolinë marrëveshjen për njohjen reciproke dhe jo të vazhdojë me dialog teknik”, tha ai.
“Përjetova paralizë gjumi”, Sara tregon historinë e frikshme...
Rama: Shkolla 9-vjeçare “Irakli Bozo” po rilind ...
Sulmi ajror rus në ndërtesë banimi në Harkiv vret një fëmijë...
Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale
Droni i dytë brenda natës në shtëpi, kësaj radhe për Gresën
SHBA: Irani nuk duhet t’i përgjigjet hakmarrjes së Izr...