Sot është mbajtur takimi i tretë i Grupit Punues për targat e veturave në mes të delegacionit kosovar dhe atij serb.
Kështu ka bërë të ditur emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, raporton arbresh.info
Lajçak përmes një postimi në Twiter ka shkruar se sot ka pritur grupet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ku është diskutuar gjetja e zgjidhjes për targat e veturave.
Sipas tij, dy delegacionet kanë pasur diskutim të thellë dhe u shpreh i bindur që ata do të gjejnë një zgjidhje të përhershme.
“Sot u mbajt në Bruksel takimi i tretë të Grupit Punues për targat e veturave. Delegacionet e ekspertëve të Kosovës dhe Serbisë u angazhuan në një diskutim të thellë. Jam i bindur qe do ta gjejnë një zgjidhje të përhershme për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Lajçak.
Today, the third meeting of the Working Group on Licence Plates took place in Brussels. Expert delegations of Kosovo and Serbia engaged in an in-depth discussion. I am confident that they will find a permanent solution for the benefit of their citizens.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 15, 2021
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi