Emisari në largim i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është krenar për bashkëpunimin e BE-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë mandatit të tij.
Lajçak në platformën X ka shkruar për takimin me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof dhe ndihmës sekretarin James O’Brien.
“Misioni im i parë më 2025 më çoi në SHBA. Në Washington DC kam pasur diskutim gjithëpërfshirës mbi Ballkanin Perëndimor me Kasanofin. Jam krenar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm BE-SHBA gjatë mandatit tim”, ka shkruar ai në X.
Bashkimi Evropian një ditë më parë konfirmoi se është në proces të përzgjedhjes së pasuesit të Lajçakut./rtk
“Ka puls”, Stresi i uron mirëseardhje Gjestit në Big ...
Policia shqiptoi 1593 gjoba trafiku për 24 orë
Zhduket një person në Lipjan
MAShTI anulon inaugurimin e shkollës e çerdhes në Viti
Kandidon për deputete në koalicionin Lista për Familje, Myze...
Kush do të zëvendësojë kryeministrin në largim të Kanadasë?