Bashkimi Evropian është aktivizuar për dialogun Kosovë – Serbi, pas një periudhe të gjatë pauzimi.
Me emërimin e Lajcakut, BE’ja do që bisedimet të rinisin menjëherë. Me Qeveri në detyrë dhe duke e luftuar koronavirusin, Kosovës i kërkohet rikthimi në tavolinë të dialogut. Zyra e Grenellit nuk dëshiron që në këtë periudhë ta komentojë mobilizimin e BE’së.
Lajcak planifikon të nis konsultat këtë javë, ndërsa Zyra e Kryeministrit Kurti dhe Zyra e Presidentit Thaçi nuk deklarohen.
I sapoangazhuari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, në javën e parë të punës së tij do të nisë konsultat, me fokus në dialogun mes dy palëve.
Këtë e ka thënë sot Peter Stano, zëdhënës i zyrës së Përfaqëesuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të BE’së.
“Ai do të fillojë konsultat e tij gjatë kësaj jave me fokus në dialogun Prishtinë – Beograd”, ka thënë Stano në konferencën për media pa specifikuar kush do të jenë kontaktet e para.
Diplomatët e BE’së, ata të shteteve të unionit të akredituar në Kosovë e Serbi, përmes një deklarate të përbashkët sot , tash që Lajcak mori detyrën e tij, kanë kërkuar që të rinis dialogu mes Kosovës dhe Serbisë menjëherë e pa vonesa.
Express ka pyetur Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borell, se kur i bie që të nisë diaogu, sipas thirrjeve të tyre, marrë parasysh rrethanat krejtësisht të reja të krijuara nga virusi Covid 19, por edhe rrëzimit e Qeverisë së Kosovës.
“Mesazhi i BE’së, siç është shprehur sot në deklaratën e Shefave të Misionëve të shteteve anëtare të BE’së, është e një linje me thirrjet e mëhershme të BE’së, përfshirë edhe të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, për rinisje të dialogut pa vonesa sepse ‘status quo’ është e paqëndrueshme”, ka thënë Stano.
Deri tani, as Qeveria në detyrë e Kosovës dhe as Zyra e Presidentit Hashim Thaçi nuk i janë përgjigjur Gazetës Express lidhur me thirrjet e BE’së për konsulta e rinisje të dialgut me Serbinë.
Zyra e emisarit special të Trumpit, Richard Grenell, nuk ka pranuar të jap ndonjë koment rreth deklaratave të sotme nga BE’ja, pas emërmit të Lajcakut.
“Ne nuk kemi ndonjë koment për të dhënë në këtë, gjatë kësaj kohe”, ka thënë Dick Custin, zëdhënës i zyrës së Grenellit.
Kryediplomati sllovak, Miroslav Lajcak, është emëruar përfaqësues special në dialogun Kosovë – Serbi, me propozim të Kryediplomatit të BE’së, Josep Borell Fontelles.
Ai në vitin 2006 ishte angazhuar në mbikëqyrjen e referendumit për pavarësimin e Malit të Zi nga Serbia. Më vonë ishte angazhuar nga BE’ja në Bosnjë e Hercegovinë ku mandati i tij përfundoi pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim.
Emërimi i Lajcak në Kosovë është kundërshtuar nga Presidenti Hashim Thaçi me arsyetimin se Sllovakia nuk e njeh Kosovën dhe ka votuar kundër pranimit në UNESCO. Ai ka dhënë indikacione se do të refuzojë ta takojë sllovakun e mandatuar nga BE’ja.
Thaçi tashmë ka shfaqur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e dialogut me SHBA’të duke goditur në vazhdimësi europianët.
Kurti ndërkaq ka thënë se do të jetë pjesë e dialogut me Serbinë nga europianët por tashmë atij i janë komplikuar punët pas rrëzimit nga posti i kryeministrit. /Express/
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...
Pas largimit të Redonit, Egli befason me këtë deklaratë
Mungesa e rrymës në Ferizaj detyron një mërgimtar të kthehet...