Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje lidhur me udhëtimin e tij në Kosovë dhe Serbi, për të cilin ka thënë se ka përgatitur terrenin për raundin e ardhshëm të takimeve në mes të kryenegociatorëve të dialogut.
Lajçak, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar për takimet që kishte zhvilluar gjatë kësaj jave në dy vendet e Ballkanit Perëndimor lidhur me procesin e negociatave.
Ai ka theksuar nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit.
Po ashtu, Lajçak theksoi rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin.
“Gjatë takimit diskutuam pritshmëritë për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe theksova nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit. Theksova gjithashtu rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin. Më pas vazhdova vizitën në veri të Kosovës për t’u takuar me bashkëbisedues të ndryshëm nga shoqëria civile dhe partitë politike dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova më shqetësoi. Prandaj, ritheksova nevojën për të shmangur çdo mundësi përshkallëzimi dhe përqendrim të plotë në normalizimin”, shkroi Lajçak.
Lajçak ka thënë se pret që të dy kryenegociatorët të jenë të gatshëm të bien dakord për hapat konkretë të ardhshëm drejt zbatimit të Marrëveshjes./Arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...