Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, sot ka takuar edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.
Ai përmes një postimi në Twitter ka dhënë detaje nga këto takime.
“Duke informuar përfaqësuesit e Listës Serbe dhe Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë mbi dialogun dhe duke dëgjuar pikëpamjet e tyre, përfundova ditën time të plotë të takimeve sot”, ka shkruar diplomati sllovak.
Briefing representatives of Srpska Lista and the Serb Orthodox Church in Kosovo on the Dialogue and listening to their views completed my full day of meetings today. pic.twitter.com/vrqkRiZHoC
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 14, 2020
Lajçak nesër në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës në Kosovë, do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa dhe do të mbajë një konferencë për media.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë