Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se këtë javë do të fokusohet në përgatitjen e takimit të ardhshëm në nivel kryenegociatorësh.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se takimin do ta realizojë javëve në vazhdim, shkruan Arbresh.info.
“Këtë javë që vjen, do të fokusohem në përgatitjen e takimit të radhës të kryenegociatorëve në Bruksel, të cilin do të doja ta organizoja në javët në vijim.”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu, tregoi se ka marrë pjesë në Forumin “To Be Secure” në Mal të Zi ku ka thënë se Mali i Zi është mirë i pozicionuar për të qenë anëtari i ardhshëm i Bashkimit Evropian.
“Në Mal të Zi mora pjesë në edicionin e këtij viti të Forumit To Be Secure. Duke parë të ardhmen e rajonit, theksova se BE-ja duhet të marrë prioritetet e saj drejt për të shmangur sfidat në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, u takova edhe me lidershipin politik për të dëgjuar pikëpamjet e tyre për zhvillimet e fundit në vend. Theksova se Mali i Zi është i pozicionuar mirë për të qenë anëtari i ardhshëm i BE-së. Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë vetvetiu dhe vendi duhet të fokusohet plotësisht në mbylljen e kapitujve dhe përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.”, ka shkruar emisari i BE-së./Arbresh.info/
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...