Emisari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Beograd të premten e javës së ardhshme.
Presidenti serb, Aleksanër Vuçiq, ka treguar se “Lajçak do ta vizitojë Serbinë më 15 mars.
Ai ka thënë se me të do të flasë për procesin e shkarkimit të kryetarëve të katër komunave veriore të Kosovës, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.
Lajçak më 5 mars ka vizituar Kosovën, ku është takuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe temë e diskutimit mes tyre ka qenë vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin serb që të mos përdoret si mjet pagese./rtk
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje