I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje rreth takimit të javës së shkuar për dinarin mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Lajçak me anë të një postimi në facebook ka bërë një përmbledhje të takimit teksa ka përmendur edhe mosarritjen e marrëveshjes mes palëve për dinarin.
“Gjatë javës së kaluar kam pritur edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për atë që e shoh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.
“Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, tha emisari evropian.
Kosova dhe Serbia as në takimin e 15 majit nuk arritën pajtueshmëri për temën e dinarit./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...