Emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit.
Ai u shpreh se hapja e pakoordinuar e Urës mund të çojë në incidente dhe ta komplikojë situatën e dialogut edhe më tej.
Në një intervistë për Kosovo-Online ai tha se kjo është objekt i marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe se hapja duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe dakorduar.
Lajçak theksoi se asnjëherë s’është mirë që partnerët të befasohen.
Tutje, ai shtoi se është i gatshëm që këtë temë ta vendosë në agjendën e takimit të radhës në Bruksel nëse palët kanë gatishmëri për ta bërë një gjë të tillë.
“Ne vazhdimisht i kemi bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i adresojnë çështjet në dialog dhe të përmbahen nga veprimet e pakoordinuara. Nuk është kurrë mirë nëse partnerët ndërkombëtarë befasohen. Në këtë rast, hapja e pakoordinuar e urës kryesore të Ibrit mund të çojë në incidente të sigurisë dhe të komplikojë më tej procesin e normalizimit. Hapja e urës në Mitrovicë është objekt i dy marrëveshjeve në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja – nga viti 2015 dhe 2016. Edhe pse jam dakord që ura duhet të hapet dhe ne e kemi kërkuar për një kohë të gjatë, duhet të bëhet në mënyrë të koordinuar dhe të dakorduar. Çdo vendim në lidhje me urën duhet së pari të konsiderohet dhe të merret në dialog. Nëse palët janë të interesuara, me kënaqësi do ta vendos këtë çështje në agjendën e takimit të radhës të kryenegociatorëve”, ka thënë diplomati sllovak./Arbresh.info/
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...