I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin.
Ai ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar tema të rëndësishme që kanë kyçe për procesin e integrimit evropian.
“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”, ka shkruar La”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Ndryshe, për këtë takim ka raportuar edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, i cili ka thënë mes tjerash se e kanë njoftuar Lajçakun për hezitimin dhe mosgatishmërinë e shtetit serb për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...